Dyshohet se kanë vjedhur në një depo pijesh, Policia arreston dy persona në Zveçan

Publikuar më:

Një person ka raportuar në Polici se në fshatin Grabovc, ka parë nëkamerat e sigurisë se dy persona kanë kryer vjedhje në një depo pijesh.
Policia ka filluar menjëherë hetimet dhe gjatë ekzaminimit është konstatuar se një dritare e objektit ishte hapur me forcë. ndërsa jashtë, përmes dritares së hapur, ishin hedhur disa paketime me qumësht.

Në vendin e ngjarjes janë vërejtur edhe gjurmë gjaku, që dyshohet se kanë mbetur gjatë veprimeve të personave të përfshirë në rast. Pas aktivizimit të sistemit të alarmit, dyshohet se ata janë detyruar të largohen nga objekti në mënyrë të shpejtë.

“Njësitë patrulluese kanë ndjekur gjurmët që dilnin nga vendi i ngjarjes, përfshirë edhe gjurmët e gjakut, të cilat i kanë çuar deri te një shtëpi e pabanuar. Aty janë hasur dy persona të dyshuar: një femër me inicialet S.M. (39 vjeçe) dhe një mashkull me inicialet E.H. (43 vjeç), të cilët dyshohet se janë autorët e këtij rasti. Në afërsi të vendit të ngjarjes është gjetur një automjet i dyshimtë, i cili pas verifikimeve rezultoi të jetë në pronësi të personit të dyshuar E.H. Të dyshuarit janë intervistuar, ndërsa të gjitha veprimet policore janë paraqitur te Prokurori i Shtetit, me vendim të të cilit personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.