Dy të arrestuarit blenë 10 numra në dyqanin e IPKO-s në Mitrovicë për të kontaktuar me pronarin e veturës

Publikuar më:

Përgjatë së dielës është mbajtur seanca për Albin Beqirin dhe Fatmir Tahirin, dy të dyshuarit për veprën penale “dhënia e ndihmës gjatë kryerjes së veprës penale të grabitjes” për rastin e argjendarisë “Diakos” në Suharekë.

Seanca është mbyllur, teksa gjykata ka njoftuar se ndaj të dyshuarve pritet që vendimi të merret përbrenda afatit ligjor.

Në dosjen e Prokurorisë që siguruar Gazeta Insajderi, thuhet se Albin Beqiri ka blerë dhjetë numra të telefonit për Fatmir Tahirin, me qëllim që ky i fundit ta telefonojë pronarin e automjetit të markës “Shervolet” që u përdor gjatë grabitjes në Suharekë.

“Të pandehurit Albin (Bastri) Beqiri dhe Fatmir Tahiri me dashje ndihmojnë kryerësit e veprës penale të Grabitjes, e cila ka ndodhur në Suharekë në argjendarinë “Diakos” me dt. 22.11.2023, ashtu që i pandehuri Albin (Bastri) Beqiri duke prezantuar letërnjoftimin e tij, nga Kompania “Ipko” në Mitrovicë blen dhjetë (10) numra të telefonit për të pandehurin Fatmir Tahiri, të cilat numra të telefonit ia dorëzon të pandehurit Fatmir Tahiri, e nga këto numra të telefonit pikërisht numri i telefonit përdorët për tu kontaktuar me pronarin e automjetit nga të cilit grabitësit e blejnë automjetin, i cili është i markës “Shervolet” dhe përdoret në Suharekë gjatë grabitjes së bërë, e grabitësit nga aparati telefonik që e kanë përdorur këtë numër, komunikojnë në mes veti nga dy numra të telefonisë mobile “Ipko”, gjatë dhe menjëherë pas grabitjes me dt. 22.11.2023, e me të gjitha këto veprime të pandehurit kanë pasur për qëllim fshehjen e identitetit të kryerësve të veprës penale të Grabitjes”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.