Dy familje në Mitrovicë bëhen “kërrsh” për pronë, dërgohen në spital e më pas në Polici

Publikuar më:

Një konflikt për çështje prone ka degjeneruar në dhunë të rëndë fizike mbrëmjen e 31 majit 2025 në fshatin Frashër të Komunës së Mitrovicës.

Sinjali ka mësuar se pesë persona janë përfshirë në një përleshje brutale, ku dyshohet se janë përdorur edhe mjete të forta – përfshirë një sopat.

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht emrat e të përfshirëve: Nazmi Behrami, 51 vjeçar, Nezir Behrami, 41 vjeçar, Kushtrim Behrami, 19 vjeçar, Sokol Hyseni,  58 vjeçar.

Burime të Sinjalit kanë bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 19:15, në rrugën “Dora Vegman”, ku pas një mosmarrëveshjeje verbale për një pronë, situata ka eskaluar në dhunë fizike mes anëtarëve të dy familjeve.

Viktimë e sulmit është A.H, i cili së bashku me katër të tjerë ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi disa prej tyre kanë pësuar lëndime të rënda në kokë dhe fytyrë.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitet e hetimeve dhe krimteknika, të cilët kanë gjetur dhe sekuestruar një sopat, që dyshohet se është përdorur gjatë përleshjes.

Pas trajtimit mjekësor, të gjithë të përfshirët janë shoqëruar në stacionin policor, ku janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës.

Në konsultim me Prokurorin kujdestar, rasti është kualifikuar si “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Kanosje”, ndërsa është marrë vendim që: Tre nga të dyshuarit të dërgohen në mbajtje për 48 orë, dhe një person të procedohet në gjendje të lirë për veprën penale “Kanosje”.

Hetimet për këtë rast të rëndë janë ende në zhvillim dhe pritet të zbardhen motivet e plota dhe përgjegjësia individuale e secilit të përfshirë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.