Dosti i Xhafer Tahirit nga Vushtrria, Shkëlzen Xhaferi, mori grant mbi 96 mijë euro nga Ministria e Faton Pecit

Publikuar më:

«As nuk e di kush po aplikon », një deklaratë tashmë e njohur e ministrit në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci, për ata të cilët janë përfitues të granteve 100 mijë eurosh nga AZHB. Megjithatë, Periskopi vazhdimisht ka raportuar rreth këtyre granteve që dalin se kanë lidhshmëri direkte me ministrin në detyrë, Faton Peci.

Së fundmi, është zbuluar edhe një grant 100 mijë eurosh, i cili del të jetë dhënë për Shkëlzen Xhaferin, i cili ka lidhshmëri të largët familjare me Pecin dhe është njëheri edhe nënkryetar i LDK’së dhe asamblist i kësaj partie në Vushtrri.

Enis Rrustemi, Periskopi

Pas një hulumtimi të Periskopit, Peci shihet shpesh nën shoqërinë e Xhaferit. Madje ky i fundit e konsideron mik të afërt ministrin në detyrë.

Në vitin 2023, tek lista e përfituesve të granteve gjejmë emrin e Shemsi Xhaferit. Shemsiu, përfitues i grantit 100 mijë eurosh nga AZHB, është babai i Shkëlzenit.

Ky i fundit, ka hapur në ARBK një biznes në emër të babait të tij, sic duket vetëm për të aplikuar për grantin në fjalë. Në regjistrimin e biznesit në ARBK, shihet se e-mail i dhënë është me emrin e Shkëlzenit.

Më poshtë gjeni dëshmitë se si Shkëlzen Xhaferi shihet në aktivitete të ministrit Peci pasi i ka shpërndarë grantet.

Madje, ajo që bie në sy, është se si ministri Peci kishte publikuar një foto gjatë një vizite në Vushtrri, ku aty shihej edhe Shkëlzeni. Por, të njëjtën fotografi e ka edituar më pas, duke e prerë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.