“Dolën nga shatori, aty Thaçin e priste telefonata me Bill Klinton”: Ylber Hysa jep detaje të rralla për marrëveshjen në Kumanovë

Publikuar më:

Ylber Hysa, historian, ka treguar detaje të rralla nga bisedimet që ishin zhvilluar në Kumanovë, pak para marrëveshjes që shënoi çlirimin e Kosovës.

Hysa ka zbuluar se si Thaçi bashkë me Jamie Rubin kishin dalur nga shatorët. Hysa i përshkruan të dy, si të rinj të guximshëm.

Ai tregon se biseda e Thaçit me Rubin, e kishte frustruar pak edhe gjeneralin Jackson. Hysa në Klan Kosova ka treguar se Thaçin më pas, e priste biseda në telefon në një tjetër shator me Bill Klintonin.

“Ajo që ndodhi këtu realisht, kishte pjesë të hezitimeve, ishte guximi i dy eksponentëve të rinj, ambicioz. Hashim Thaçi nga pala kosovare, dhe Jamie Rubin nga Amerika. Dy të rinj që në një moment dolën nga shatori, ku ishin të gjithë. Jackson ishte i frustruar. Ndodhi marrëveshje që ishin dy kushte, ai do të pranonte ta nënshkruante, i tha që e priste z.Klinton në telefon në shatorin tjetër. Pikërisht pas kësaj është bërë biseda me Hashim Thaçit dhe Bill Klintonit aty afër”, tha Hysa.

“Marrëveshje ka qenë bisedë me z.Klinton, dhe ardhja e Rubin nesër në Kosovë. Ka ardhur në rrugët e Prishtinës, është moment i jashtëzakonshëm i një populli të vuajtur. Ishte një sfidë serioze për mbrojtjen e afërm të z.Rubin”, deklaroi ai.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.