Dr. Selman Ajvazi nga Mitrovica ka përfunduar me sukses një trajnimin gjashtëmujor specialistik në Klinikën Universitare të Lubjanës, në departamentin e Kirurgjisë Torakale, me fokus në ndërhyrjet minimale invazive – VATS, shkruan Jepi zë.
Gjatë këtij trajnimi, ai ka marrë pjesë në një sërë ndërhyrjesh komplekse përfshirë resekcione të mushkërive, ezofagut, trakesë, gjendrës tiroide, si dhe në transplantime të mushkërive. Trajnimi është realizuar nën mentorimin e Prof. Tomaž Štupnik, një prej emrave më të njohur në këtë fushë. Ai gjithashtu ka ushtruar në mënyrë të vazhdueshme me simulatorin VATS. Me këtë përvojë të vlefshme, Dr. Ajvazi rikthehet në Kosovë i motivuar për të kontribuar në zhvillimin e Kirurgjisë Torakale në vend.
Postimi i plotë:
Jam i nderuar të ndaj me ju përfundimin me sukses të një trajnimi specialistik per periudhen 6 mujore në Klinikën Universitare të Lubjanës, departamentin e Kirurgjise Torakale, me fokus në ndërhyrjet minimale invazive – VATS (Video-Assisted Thoracoscopic Surgery).
Gjatë kësaj eksperience profesionale dhe të jashtëzakonshme perveq resekcioneve anatomike te mushkrive me VATS,nderhyrjeve kirurgjike ne Ezofag,Trake,Gjender tiroide,fundoplikacionet laparaskopike dhe transtorakale,murit te Kafazit te Krahrorit , pata gjithashtu privilegjin të jem pjesë e ekipeve operatore në Transplantimin e mushkërive, një përvojë unike dhe thellësisht frymëzuese per mua.
Jam thellësisht mirënjohës për mundësinë dhe ftesën që më është bere nga një prej figurave më eminente në këtë fushë, Prof.Tomaž Štupnik për të cilin kam respekt dhe vlerësim të veçantë si Profesor dhe si mentor klinik i imi gjat kesaj periudhe.
Poashtu gjat kesaj periudhe pata mundesin te kem qasje dhe ushtrime vadhimisht me VATS simulatorin pajisje kjo e modeluar dhe e menduar nga Profesori i nderuar.
Ky trajnim më ka pasuruar si në aspektin profesional, ashtu edhe në atë njerëzor. Me këtë eksperiencë, rikthehem edhe më i motivuar për të kontribuar në Kliniken e Kirurgjise Torakale në vendin tonë.