Djali rrah prindërit, i bën për spital – arrestohet nga Policia 

Publikuar më:

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre.

Një rast i tillë i dhunës në familje është raportuar të shtunën në rrugën “Shkupi” në Obiliq, ku një i ri dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj prindërve të tij.

Sipas burimeve të Sinjalit, më 14 qershor 2025, rreth orës 15:45, viktimat F.H., 46 vjeçare dhe B.H., 56 vjeçar kanë denoncuar në polici sjelljet e dhunshme të djalit të tyre, të dyshuarit A.H., 28 vjeçar.

Pas intervenimit të Policisë, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion, ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Edhe viktimat janë intervistuar në prani të zyrtarëve të Qendrës për Punë Sociale – Obiliq, dhe të tre palët kanë pranuar trajtim mjekësor.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj A.H. është caktuar masë ndalimi prej 48 orësh, ndërsa rasti është inicuar për veprën penale “Dhunë në familje”.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.