Disa vetura mbeten në rrugë pas furnizimit me derivate në pikën e EXFIS

Publikuar më:

Më 21 prill, në pikën e derivateve EXFIS në magjistralen Prishtinë–Mitrovicë, vetëm një kilometër pas hyrjes në këtë aks rrugor, disa qytetarë raportuan probleme me automjetet e tyre pas furnizimit me derivate. Dyshohet se problemet lidhen me cilësinë e dobët të karburantit.

Sipas informacioneve të siguruara nga Raporto24, të paktën tre qytetarë kanë paraqitur dëshmitë e tyre në polici dhe kanë dërguar video për shqetësimet që u paraqitën menjëherë pas furnizimit. Në vendin e ngjarjes janë parë forcat policore, disa vetura të bllokuara dhe një pjesë e pikës së furnizimit është mbyllur.

Ekipi i Raporto24 ka vizituar pikën dhe ka biseduar me disa punëtorë të EXFIS  të cilët nuk kanë ofruar detaje për natyrën e problemit, por kanë konfirmuar se janë duke u marrë me rastin. Po ashtu, është kontaktuar një zyrtar për kujdes ndaj klientëve nga kompania EXFIS, por ai ka refuzuar të flasë.

Raporto24 ka dërguar pyetje zyrtare në adresën elektronike të kompanisë më 21 prill, duke bashkëngjitur edhe materialet relevante, por deri më 23 prill nuk ka marrë ende përgjigje./Raporto24

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.