Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me incidentin e mbrëmshëm në Vushtrri, ku siç raportoi Nacionale, persona të panjohur shtien me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së Liridon Osmanit.
Policia njofton se përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar, ndërsa bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja dhe plumba të pashkrepur.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është nën hetime.
“Rr. Vëllezërit Gërvalla, Vushtrri 21.06.2025-22:55. Ankuesi m/k ka raportuar se një i dyshuar i panjohur ka shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij dhe është larguar në drejtim të panjohur. Për veç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja dhe plumba të pa shkrepur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, njofton PK.