Dimri i vërtetë po vije: Temperatura deri -10 në Kosovë

Publikuar më:

Sipas ‘AccuWeather’, ditën e martë në Kosovë, temperaturat do të shkojnë deri në -10 gradë Celsius.

Uebfaqja që merret me parashikimin e motit, ka bërë të ditur se në Kosovë, nesër dhe gjatë javës së ardhshme mund të ketë reshje bore.

Sot në vend sipas kësaj uebfaqe, do të ketë mot me vranësira ku temperaturat maksimale do të jetë 5 gradë, ndërsa minimalja -1.

Të dielën në Kosovë pritet të ketë reshje bore, temperaturat maksimale do të jenë 8 gradë, ndërsa minimalet 4 gradë.

Të hënën do të jetë më ftohët dhe pritet vetëm reshje shiu. Temperaturat do të sillen nga 8 deri 0 gradë.

Ndërsa të martën përveç borës që do të bie, temperaturat do të jenë nga -10 gradë Celsius, deri në 1 gradë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.