Dhunohet seksualisht një vajzë e mitur, ky është i dyshuari 21-vjeçar

Publikuar më:

Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Zakonisht viktima janë vajzat e mitura të cilat keqpërdoren seksualisht nga persona kryesisht të moshës madhore. Një rast i tillë dyshohet se ka ndodhur së fundmi në Obiliq dhe një person i dyshuar tashmë është identifikuar.

Këtë herë, ngjarja u zbulua derisa një vajzë e mitur po merrte trajtim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare, prej ku u lajmërua rasti në Polici.

Sinjali ka mësuar se bëhet fjalë për një vajzë të moshës rreth 14-vjeçare, e cila dyshohet se është dhunuar seksualisht nga një 20-vjeçar.

Vajza është intervistuar në prani të prindit të saj dhe ka rrëfyer se si është abuzuar seksualisht nga i dyshuari.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se janë ndërmarrë veprimet e nevojshme për të siguruar prezencën e të dyshuarit.

Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e hetimit në drejtim të veprës penale “Dhunimi”.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.