Ish-aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kunati i Albulena Haxhiut, Salih Zyba, është bërë sërish pjesë e debatit publik pas qëndrimeve kontradiktore që ka shfaqur ndaj mediave dhe figurave të njohura në Kosovë.
“Cilit Salih Zyba duhet t’i besohet?”, është pyetja që po shtrohet nga shumë qytetarë. Atij të datës 22 korrik 2024, kur deklaronte se mediat si Nacionale dhe Periskopi financohen nga Radoiçiqi dhe nuk duhet të besohet në to, duke i cilësuar si media pro-serbe?
Në atë kohë, pati shumë reagime, debate të ashpra, akuza dhe fyerje publike. Apo këtij Zybës së sotëm, që vetë shpërndan lajmin e publikuar nga Periskopi, duke e prezantuar si të vërtetë? Për këtë arsye, shumë qytetarë po i bëjnë thirrje figurave publike që të tregohen më të kthjellët dhe më të sinqertë në raport me opinionin publik.
Në reagimet që po qarkullojnë, theksohet se “Kosova është shkatërruar dhe po vazhdon të shkatërrohet nga politikanët e pasinqertë, të paaftë dhe pa kurriz.” Sipas kritikave, këta politikanë, për interesa personale, krijojnë kauza të rrejshme, nxisin përçarje dhe armiqësi, ndërsa kur u leverdis, bashkëpunojnë me të njëjtat figura dhe media që më herët i kanë sulmuar. “Për interesa të tyre, bëhen bashkë me Periskopin, shkojnë në studiot e Baton Haxhiut, hipin në veturën e Berat Buzhalës, e quajnë Isa Mustafën profesor dhe Fatmir Limajn Çelik. Ndërsa kur u duhet për retorikë politike, i etiketojnë këta si përfaqësues të interesave serbe – Periskopin si Serbi, Beratin si Radoiçiq, Batonin si Stanishiq, Isën si argat të Serbisë dhe Fatmirin si Bojler,” thuhet në reagim.