Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka kritikuar Qeverinë e Albin Kurtit për papërgjegjësi dhe papjekuri.
Sipas saj, Qeveria ka injoruar pandeminë dhe është marrë me zhvillimet politike të një shteti tjetër, shkruan “Jepi zë”.
Krasniqi ka thënë se Qeveria, duke mos ditur çfarë të bëjë, ka mbyllur qytetarët dhe vetë kanë shkuar për fushatë në Shqipëri.
Reagimi i plotë:
Një Qeveri e “shpresës” që zhgënjen popullin!
U përmend aq shumë nga ata që japin shpresë të rremë se do të veprojnë ndryshe në qeverisje, por kur ju erdhi koha për të marrë pushtetin nuk bënë asgjë.
Një qeveri që injoron situatën me pandeminë në vendin e vet dhe merret me zhvillimet politike të një shteti tjetër, duke shfaqur ambicje për pushtet më të madh, nuk mund të quhet vetëm qeveri e “shpresës”.
Për me keq, pas ashpërsimit të masave, që siç duket është gjeja e vetme që dinë ta bëjnë duke mos analizuar as pasojat ekonomike, janë duke i shkaktuar dëme të mëdha financiare bizneseve dhe qytetarëve në përgjithësi. Pra, këta janë të papërgjegjshëm e të papjekur.
Ndonëse ka disa javë që kanë marrë pushtetin, Qeveria Kurti u tregua edhe e papërgaditur për të drejtuar shtetin në mungesë të planprogramit qeverisës. Duke mos ditur se çfarë duhet të bëjnë, mbyllin qytetarët dhe shkojnë për të bërë fushata në Shqipëri, e më pastaj iu bie ndërmend planprogrami.
Një qeveri që nuk e trajton me prioritet popullin e saj, nuk i duhet atij vendi.