Deputeti Haxhi Avdyli përzihet në zgjedhjet në Shqipëri

Publikuar më:

Deputeti i VV-së, Haxhi Avdyli, ka komentuar zhvillimet në kuadër të zgjedhjeve që po mbahen sot në Shqipëri, duke theksuar ndarjen mes dy vizioneve politike.

Sipas tij, gara është mes atyre që ndërtuan Rrugën e Kombit dhe atyre që më vonë vendosën traun dhe taksat për çdo kalimtar të saj. Ai thekson se përballë janë edhe ata që dikur hapën kufijtë mes Kosovës dhe Shqipërisë, dhe ata që nuk e përtypën dot nismën e Ballkanit të Hapur.

Avdyli u shpreh optimist se përveç atyre që në të kaluarën punuan për bashkimin kombëtar, në këto zgjedhje do të lindin edhe alternativa të reja politike – figura të reja me vizione të freskëta për Shqipërinë dhe kombin shqiptar. Ai përfundoi mesazhin e tij me bindjen se Shqipëria përparon kur bashkohen patriotët e vërtetë që Kosovën e shohin si vëlla, e jo përmes syzeve të autokracisë së Aleksandrit.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.