Çmenduri: Shoferi i “Barileva Turist” rrezikon mërgimtarët, vozit me telefon në rrugën Gjermani-Kosovë

Publikuar më:

Një shofer i autobusit që po udhëton nga Gjermania për në Kosovë, është kapur në incizim nga udhëtarët me telefon në dorë teksa nget me shpejtësi autobusin plot më mërgimtarë.

Në disa momente ai shihet edhe duke shkruajtur në letër me një dorë ndërkohë që bisedon me dikë, njëkohësisht vazhdon ta ngasë autobusin.

Udhëtari që ka preferuar të mbetet anonim, ka thënë për JOQ Kosovën se udhëtarët janë shumë të shqetësuar për mënyrën se si trajtohen, sidomos kur bëhet fjalë për udhëtim të gjatë siç është ky, Gjermani-Kosovë.

Udhëtari thotë se ka shumë fëmijë në autobus, ndërsa siguria është minimale, sepse shoferët ngasin duke folur e shkruar në telefon, e bëjnë ndrrimin ndërkohë që autobusi është në ecje në autostradë. Në anën tjetër, sipas qytetarit, në autobus nuk është ndezur as kondicioneri, ndërkohë që shoferi nuk e ndalon autobusin as kur udhëtarët e kërkojnë me patjetër.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.