“Çmendet” çmimi i naftës në Kosovë: Sonte arrin në 1,43 euro, pritet të shkojë deri 1,66

Publikuar më:

Çmimet e derivateve në Kosovë kanë shënuar rritje të madhe sot.

Në kompanitë e mëdha nafta arrin deri në 1,43 euro për litër, shkruan “Jepi zë”.

E se pritet rritje e madhe çmimi, e thanë edhe nga shoqata e Naftëtarëve në Kosovë.

“Sipas të gjitha gjasave do të ketë rritje ekstreme. Dihet që muajin dhjetor organizata prodhuese OPEC ka thënë se në muajin janar do të ketë stabilizim tregu, por kjo nuk është duke ndodhur”, tha Fadil Berjani, kryetar i kësaj shoqate.

Faktor për këtë sipas Berjanit janë lëvizjet e çmimeve në tregjet ndërkombëtare, pa përjashtuar edhe situata e tensionuar Rusi-Ukrainë.

Shoferët thonë se edhe kjo rritje aktuale është e papërballueshme.

Ndërkaq, “Jepi zë” ka mësuar nga ekspertë të fushës se çmimi i naftës brenda muajit ka mundësi të arrijë deri në 1,66 euro për litër.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.