Bizare: Arrestohen dy burra, dhunuan seksualisht një vajzë të vogël

Publikuar më:

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Mitrovicë, të cilët dyshohen se kanë dhunuar seksualisht një vajzë të mitur.


Në njoftimin e bërë për media thuhet se një rast i veprës penale “Dhunimi” është raportuar me datë 18.05.2021 në Mitrovicë, ndërsa pas veprimeve hetimore nga ana e Sektorit Rajonal të Hetimeve pranë DRP-Mitrovicë Jugu dhe të Prokurorit të shtetit për të mitur të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, me datë 19.05.2021 është arritur që të identifikohen dhe në bazë të dyshimeve të bazuara të arrestohen dy persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale të dhunimit ndaj viktimës femër e moshës së mitur.

“Me vendim të prokurorit viktima e këtij rasti është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim mjekësor, ndërsa pas intervistimit të të dyshuarve, ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit policor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje, në njoftim thuhet se “hetuesit policorë në bashkëpunim me prokurorin për të mitur do t`i vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast”.

Ndryshe, rastet e dhunimeve seksuale kohëve të fundit janë shpeshtuar në vendin tonë, ku pothuajse çdo ditë Policia raporton për të tilla raste në komuna të ndryshme të Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.