Berisha: Nuk i njohim zgjedhjet e 11 majit, kërkojmë qeveri teknike dhe zgjedhje të reja

Publikuar më:

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përsëritur qëndrimin e tij se zgjedhjet e 11 majit nuk njihen nga opozita. Në një intervistë për A2CNN, Berisha u shpreh se çdo vendim, përfshirë edhe braktisjen e 50 mandateve në Kuvend, do të merret në kohën e duhur.

Ai nënvizoi se opozita do të angazhohet për krijimin e një qeverie teknike dhe organizimin e zgjedhjeve të reja.

“Zgjedhjet ne nuk i njohim dhe do të bëjmë çdo përpjekje për një qeveri teknike dhe zgjedhje të reja. Deri tani nuk kemi vendosur asgjë, do të ketë diskutime. Por, nëse krijohet qeveri teknike, do të krijohet me objektiva të caktuara”, deklaroi Berisha.

Sipas tij, ndryshimi do të vijë përmes protestës qytetare: “Qeverinë teknike do ta bëjnë të mundur shqiptarët me revoltën dhe protestën e tyre”.

Berisha shtoi gjithashtu se një mirëkuptim i gjerë ndërkombëtar do të ishte i dobishëm, ndërsa theksoi se ka mbështetje për idenë e qeverisë teknike nga të gjitha partitë e spektrit opozitar, përfshirë liberalët dhe socialdemokratët.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.