Basketbollisti i ri kosovar, Dini Syla bënë diçka të rrallë – regjistron triple double

Publikuar më:

Basketbollisti i ri kosovar, Dini Syla, ka regjistruar statistika të rralla, në ndeshjen e së shtunës së ekipit të tij, M Junior, ndaj Bashkimit.

Syla, sipas një postimi që ka bërë babai i tij në Facebook, ka arritur një triple double (ose dyshifror të trefishte).

Ai ka regjistruar 13 pikë, 10 asistime dhe 12 kërcime (ribaunds). Pos kësaj, lojtari i ri dhe i talentuar ka regjistruar edhe 6 bllokada.

“Dini edhe nëna e tij po insistojnë që unë nuk e kam numëru një asist, të shtunën. Nëse ata kanë të drejtë (gjë që unë nuk kam shumë argumente me i kundërshtua sepse në një kohë më ka rrëmbyer loja e i kam harru laps e letër me mbajt shënime) atëherë ky djali ka ba triple double në ndeshjen e fundit të M Junior kundër Bashkimit. Bile, gati edhe më shumë, sikur t’i bënte veç edhe 4 bllokada 🙂”, ka shkruar babai i Dini Sylës, Gazmendi.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.