Bajrami për Muratin: E keni shkatërruar vendin dhe ende dilni me broçkulla

Publikuar më:

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, i cili fajësoi opozitën për bllokimin e Kuvendit dhe rrezikimin e 90 milionë eurove nga Banka Botërore.

Bajrami tha se është pikërisht Vetëvendosje ajo që ka ngujuar vendin politikisht, duke insistuar në emërimin e Arbërie Nagavcit për kryetare të Kuvendit, pavarësisht mungesës së votave.

“Me 48 deputetë e keni ngujuar veten dhe vendin politikisht rreth një kandidateje për të cilën nuk i keni votat. Mos provo të hedhësh fajin te të tjerët për një krizë që vetë e keni krijuar dhe po e zgjatni. Kot e ke”, theksoi Bajrami për Front Online.

Ajo kritikoi Muratin edhe për paaftësinë në sigurimin e votave për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë me Bankën Botërore, duke e akuzuar për heshtje përballë humbjeve shumë më të mëdha që, sipas saj, janë shkaktuar nga qeverisja aktuale.

“Para se të flasësh për koston oportune të një kredie që s’ke mundur ta kalosh në Kuvend, pse nuk flet për qindra milionë euro grante nga BE që Kosova nuk mund t’i shfrytëzojë prej dy vitesh? Kjo si pasojë e masave ndëshkuese të BE-së ndaj një qeverie arrogante dhe destruktive”, shtoi deputetja e LDK-së për Front Online.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.