Sot po shënohet 24 vjetori i njëres prej masakrave më të rënda në vendin tonë.
98 burra e djemë ishin vrarë nga pushtuesi serb, shkruan Jepi zë.
Sot në këtë përkujtim morën pjesë shumë qytetarë, në mesin e tyre edhe Bajram Çerkini nga Mitrovica, i cili shoqërohej nga Sami Lushtaku
Postimi i plotë nga Lushtaku:
Në 24 vjetorin e Masakrës së Rezallës, për të nderuar dhe përkujtuar sakrificën e 98 burrave e djemve të fshatit Rezallë, të vrarë e të masakruar nga forcat serbe me 5 prill 1999. Sikur të mos mjaftonte ky krim, 44 nga ta, pas vrasjes, ishin zhvarrosur për t’i zhdukur gjurmët e krimit, mbetjet mortore të të cilëve para pak kohësh janë gjetur në Serbi.
Drejtësia dhe e vërteta duhet të veprojnë për të vënë para përgjegjësisë ata që kryen këtë krim kundër njerëzimit në Rezallë dhe krimet tjera që janë kryer nga forcat serbe gjithandej Kosovës.
Lavdi e përjetshme për të rënët në Masakrën e Rezallës!
SL