Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, mendon se përmes mënyrës së fshehtë të votimit për kryetar të Kuvendit të Kosovës, kandidatja e VV’së, Albulena Haxhiu do t’i merrte 70 vota.
Sipas tij, opozita nuk është e sigurt për deputetët e saj për votën e tyre për Albulena Haxhiun.
“Është standard i dyfishtë, edhe anëtarët e Kushtetueses edhe shumë pozita të larta votohen me votim të fshehtë. Parlamenti i ka dy mënyra për të votuar, publike dhe të fshehtë. Mendoj se këta kanë pasiguri pasi shumë deputetë të opozitës kanë thënë se mund të votojnë kandidatja dhe të vazhdohet tutje. i kemi parë deklaratat. Andaj këta nuk kanë guxim sepse kanë frikë se do të votohet dhe kandidatja do të kalojë”, u shpreh ai për Blic.
Deputeti tha se është i bindur që me votim të fshehtë, Albulena Haxhiu do t’i marrë 70 vota.
“Deputetë të caktuar nuk guxojnë të votojnë në mënyrë të hapur pasi mund të ndëshkohen nga partitë. Andaj e kemi parë të arsyeshme që të bëhet votimi i fshehtë dhe të shohim a do të kalojë Albulena Haxhiu dhe mendoj se me votim të fshehtë do të votohet me deri në 70 vota, siç e dimë ne në parti”, theksoi ai.
Megjithatë, Bajqinovci nuk përmendi emra