Autobusi i Kosovës godet një veturë në Rrugën e Kombit, ia merr jetën një personi

Publikuar më:

Drejtuesi i një veture ka humbur jetën pak minuta më parë në aksin rrugor Rubik-Rrëshen, pasi është përplasur me një autobus.

Aksidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 17:22. “Land Rover-i” me targa italiane është goditur nga autobusi me targa të Kosovës, raportojnë mediat e Shqipërisë.

Në automjet udhëtonin babë e bir. Shoferi ka humbur jetën, ndërsa djali ka mbetur i plagosur.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 17:22, në aksin rrugor Rubik-Rreshen, mjeti autobus është përplasur me mjetin tip “Land Rover” me targa italiane, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit ende i paidentifikuar.

Drejtuesi i mjetit autobus po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Mirditë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.