Austria po kërkon mijëra punëtorë në 66 profesione

Publikuar më:

Shteti austriak ka publikuar një listë të detajuar të profesioneve deficitare në atë vend për vitin 2022, ku renditen 66 profesione, si dhe është përcaktuar një listë e veçantë e profesioneve për provinca të caktuara, shkruan klix.ba.

Bëhet fjalë për Dekretin për fuqinë punëtore profesionale, përkatësisht profesionet deficitare për vitin 2022, duke u bazuar në Ligjin për punësimin e të huajve në gjithë Austrinë, kështu të paktën kanë bërë të ditur nga Ambasada austriake në Sarajevë.

Referuar listës së publikuar, disa prej profesioneve për të cilat ekziston një kërkesë e madhe janë infermieret e diplomuara/teknikët, kuzhinierët, molerët, automekanikët, xhamaprerësit, muratorët, punonjës që merren me rregullimin e kulmeve të shtëpive, elektroteknikë-inxhinierë të energjetikës, përcjell albinfo.ch.

Në listën e kuadrove deficitare janë inxhinierët e teknologjisë informative, mjekë, zdrukthëtarë, instalues të ujit, inxhinierë të diplomuar të makinerisë e kasapë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.