“Asnjë fabrikë të dielën nuk punon, çmimi i rrymës arrin 64,3 euro për megavat”

Publikuar më:

Të dielën (1 qershor) është futur në fuqi vendimi për tregun e lirë energjetik për 1,300 ndërmarrje, përkundër kundërshtive të komunitetit të bizneseve në Kosovë.

Bizneset protestuan përgjatë javës, duke bllokuar hyrjet kryesore të Prishtinës, deri në plotësimin e kërkesave për shtyrjen e vendimit për kalimin në treg të lirë të rrymës.

Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës në një intervistë për ‘Info Magazine’ të Klan Kosovës ka deklaruar se përkundër se të dielave s’punojnë fabrikat, çmimi i energjisë arrin në 64,3 euro për megavat në të njëjtën ditë.

“Edhe pse është ditë e diel, kur asnjë fabrikë nuk operon, çmimi i energjisë arrin në 64.3 euro për megavat. Kësaj shume i shtohen edhe rreth 30 euro për tarifat e rrjetit (KOSTT dhe KEDS), si dhe kosto shtesë për administrim, rrezikshmëri dhe marzhë fitimi, për të cilat nuk dihet sa janë saktësisht. Kjo situatë krijon pasiguri të plotë, madje edhe kur bëhet fjalë për furnizim nga Furnizuesi i Fundit”, ka deklaruar ai.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.