Arrestohet një veteran i UÇK-së në Serbi, dyshohet se kontrabandoi 50 kilogramë drogë

Publikuar më:

Policia serbe në Suboticë ka njoftuar se sot ka arrestuar një person me iniciale E.L i lindur më 1979, nën dyshimin për prodhimin dhe shitjen e drogave, dhe nën dyshimin se ishte pjesëtar i UÇK-së. Atij menjë herë i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë. MUP-i serb ka publikuar video nga arrestimi i tij dhe kartën e veteranit.

Siç raportojnë mediat serbe, pjesëtarët e MPB-së, Drejtorisë së Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Policinë e Suboticës, Policinë e Vranjës dhe Detashmentin e Xhandarmërisë nga Nishi, me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Suboticë, e kanë arrestuar nën dyshimin se kryerja e veprës penale të prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar narkotikëve.

Ai dyshohet se në fund të muajit gusht të këtij viti, së bashku me D. I. (1986), i cili ishte arrestuar më herët, ka siguruar në Kosovë dhe pastaj ka kontrabanduar në Vranjë 50 pako me rreth 50 kilogramë marihuanë.

E. I., akuzohet se më pas e ka transportuar lëndën narkotike me furgon me qira për në Suboticë, ku edhe është arrestuar.

Në kontrollin e shtëpisë dhe objekteve të tjera të përdorura nga i dyshuari E.L janë gjetur tre vetura, katër telefona celularë, një sasi e madhe parash në valuta të ndryshme, si dhe një letërnjoftim e Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së dhe një album me fotografitë e të dyshuarit në Uniformë e UÇK-së.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.