Arrestohet një grua në Leposaviq, pranon se e bëri motrën e vet për spital

Publikuar më:

Në Leposaviq është arrestuar një grua, pasi e njëjta dyshohet se e ka rrahur dhe i ka shkaktuar lëndime të rënda fizike motrës së vet.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës, duke thënë se të premten (7 mars), Stacioni Policor në Leposaviq është njoftuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare (QMF) në Leposaviq se një paciente me lëndime trupore (frakturë) ka kërkuar ndihmë mjekësore.

“Viktima pasi kishte pranuar trajtimin mjekësor ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga motra e saj”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Policia tha se ka arritur ta lokalizojë dhe të arrestojë të dyshuarën A.R 49 vjeçare “e cila është intervistuar ne prani të avokatit mbrojtës dhe e njëjta e ka pranuar se e ka sulmuar fizikisht motrën e saj”.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, e dyshuara është ndaluar për 48 orë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.