Arrestohet një burrë nga Vushtrria, u martua me një 16 vjeçare

Publikuar më:

Policia e Kosovës ditën e diel ka arrestuar një person në qytetin e Vushtrrisë, i cili dyshohej se është martuar me një vajzë të mitur.


Në raportin 24 orësh të policisë, thuhet se vajza ishte 16 vjeçare.

Pas intervistimit i arrestuari ka deklaruar se me të miturën ishte më martuar një vit më parë.

I dyshuari është liruar dhe lënda e rastit vazhdon në procedurë të rregullt.

“Vushtrri, NN- Është raportuar se viktima e mitur, femër kosovare ishte dërguar në repartin e gjinekologjisë në QKUK. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar i cili ka deklaruar se me të miturën ishte martuar një vit më parë. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar, lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt”, thonë policia.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.