Arrestohet mitrovicasi që i kërkoi marrëdhënie ish të dashurës pasi s’ia ktheu borxhin

Publikuar më:

Vajzat dhe gratë vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të ngacmimeve e sulmeve seksuale. Jo rrallëherë ka pasur raste kur janë shantazhuar e kërcënuar që të veprojnë kundër vullnetit të tyre. Për një rast të ngjashëm që dyshohet se ndodhi në Mitrovicë, Policia ka arrestuar një person.

Një 37-vjeçar po dyshohet për kërcënimin e një 31-vjeçare, të cilës i ka kërkuar marrëdhënie seksuale, pasi nuk kishte arritur ta shlyejë borxhin që kishte.

Sinjali ka mësuar se personi që po dyshohet për këtë rast është A.M, i cili ka përfunduar në prangat e Policisë.

A.M po dyshohet se në fund të dhjetorit i kishte kërkuar ish të dashurës së tij të kryenin marrëdhënie, pasi ajo s’kishte arritur t’ia kthejë paratë që i kishte borxh.

Denoncimi i rastit ka aktivizuar Policinë në ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme.

Ndaj të dyshuarit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.