Arrestohet kosovari që u paraqit si polak – gjykata në Zvicër e cilëson të drejtë paraburgimin për dëbim

Publikuar më:

Gjykata Administrative e kantonit Aargau (vendimi WPR.2025/37) e ka cilësuar të ligjshëm dhe proporcional paraburgimin për dëbim të një shtetasi kosovar, i cili ishte paraqitur në shërbimin e banorëve në Frick me pasaportë të falsifikuar polake me qëllim punësimi në Zvicër.

Sipas dosjes, Zyra për Migrim dhe Integrim (MIKA) konstatoi falsifikimin tri ditë pas paraqitjes së dokumenteve, ndërsa arrestimi u krye gati një muaj më vonë nga policia kantonale. Në momentin e ndalimit, të dyshuari posedonte pasaportë, kartë identiteti dhe patentë shoferi polake, por gjatë marrjes në pyetje pranoi se ishte kosovar me identitet të dytë të trilluar, shkruan Luzerner Zeitung.

Gjykata theksoi se përdorimi i identitetit të rremë dhe tentativa për punësim të paligjshëm “nuk ofrojnë asnjë garanci për largim të pavarur nga vendi”, duke vlerësuar se ekziston rrezik arratisjeje. Po ashtu u konstatua se shqyrtimi gjyqësor brenda 96 orëve dhe urdhri i largimit nga zona Shengen, i lëshuar nga MIKA, përbënin bazë të mjaftueshme ligjore për paraburgim, raporton albinfo.ch.

“Kushdo që sillet në këtë mënyrë… nuk ofron asnjë garanci për largim të pavarur nga vendi”, citohet vendimi gjyqësor. Gjykata nuk gjeti masa më pak të rënda që do ta garantonin dëbimin dhe nuk u paraqitën arsye familjare apo shëndetësore që do ta bënin paraburgimin joproporcional.

Me këtë vendim, kosovari mbetet në qendrën e paraburgimit në pritje të deportimit.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.