Arrestohet kosovari që u merrte deri në 5000 euro qytetarëve për viza shengen

Publikuar më:

Sektori i hetimeve i Departamentit të Policisë Kufitare ka arrestuar një person, A.G, nën dyshimin për kontrabandim me migrantë.

Dyshohet se ai u siguronte qytetarëve viza shengen, për të cilat i detyronte të paguanin nga 3000 deri në 5000 euro, shkruan Jepi Zë.

Me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe në koodrinim me autoritetet e shtetit respektiv, Policia Kufitare e Kosovës ka kontrolluar shtëpinë dhe lokalet përcjellëse të të dyshuarit.

Gjatë kontrollit janë gjetur këto dëshmi: “Një (1) Revole 7.65  “Cr. Zastava”, tridhjetë e dy (32) Plumba të revoles 7.65 mm, këllëf i revoles (Cr Zastava), Një (1) Revole Ekol Aras Magnum, Trembëdhjetë (13) Plumba  me gaz të revoles Ekol Aras Magnum, Një (1) Iphone 11 Pro Max, mbi gjashtë mijë (6000) euro para të gatshme, si dhe dinar të Serbisë dhe të Maqedonisë së Veriut”, ka njoftuar Policia.

Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.