Arrestohet gazetari që kërkonte eliminimin e gazetarëve në Kosovë

Publikuar më:

Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka arrestuar gazetarin nga Lugina e Preshevës, Nexhat Behluli, i cili ditë më parë kërkonte eliminimin e disa gazetarëve të Kosovës.

Në raportin 24 orësh, policia ka treguar se personi në fjalë është dërguar në mbajtje nën dyshimin se përmes një statuti në profilin e tij në “Facebook” kishte kanosur disa gazetarë.

“Prishtinë 05.05.2025 – 13:00. Më datë 30.05.2025 lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull, nën dyshimin se kishte postuar një shkrim në facebook duke kanosur disa gazetarëve. Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes”, është thënë në raportin 24 orësh.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.