Arrestohet edhe personi i katërt për tentim-vjedhjet në Mitrovicë, është i lindur në vitin 1998

Publikuar më:

Policia e Kosovës ka arrestuar personin e katërt të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Vjedhje e rëndë në tentativë”, që ndërlidhet me dy raste të raportuara më 21 qershor në Mitrovicën e Veriut.

I dyshuari, V.I. (i lindur në vitin 1998), është ndaluar pas hetimeve të vazhduara dhe dyshohet se ka qenë i përfshirë në rastin e parë, ku persona të panjohur tentuan të depërtojnë në një lokal në rrugën “Vasilija Ostroskog”, por u zmbrapsën pas aktivizimit të alarmit.

Policia kishte arrestuar menjëherë tre persona të tjerë të dyshuar – Z.B. (2005), A.S. (2000) dhe M.H. (1995) – të cilët u ndaluan më 21 qershor rreth orës 22:50 në rrugën “Nemaninja”, pas një tentim-vjedhjeje në një shtëpi private në rrugën “Çlirimi”.

Me vendim të prokurorit, të katër të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Policia e Kosovës ka theksuar përkushtimin e saj për ta luftuar krimin dhe për t’i sjellë para drejtësisë të gjithë personat e përfshirë në veprimtari të kundërligjshme.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.