Arrestohet djali i pronarit të “Lajthizës”, plagosi me armë tre persona në lokalin e VIP-ave

Publikuar më:

Ka marrë fund arratia për Edison Elezajn, djalin e biznesmenit të “Lajthizës”, Hajri Elezaj.

Burime për mediat bëjnë me dije se 32-vjeçari ka rënë në prangat e Policisë lidhur me ngjarjen të ndodhur në korrik të këtij viti ku plagosi me armë zjarri tre shtetasit, Elona Pinarin dhe dy vëllezërit A.Pengili dhe D.Pengili.

Prej 23 korrikut djali i biznesmenit ndodhej në arrati dhe vetëm mbrëmjen e kësaj të mërkure është bërë i mundur arrestimi i tij.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 01:30 më 23 korrik 2024 në ambientet e restorantit “Savoy Garden” në Tiranë.

Gjatë festës së zhvilluar në ambientet e këtij restoranti Edison Elezaj qëlloi me armë zjarri duke lënë të plagosur Elona Pinarin dhe dy shtetasit A.Pengili dhe D.Pengili.

Menjëherë ata u dërguan në spitalin më të afërt, ndërkohë 32-vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes. Ajo që kishte plagë më të rënda ishte Elona Pinari, e cila ndryshe nga dy vëllezërit Pengili të cilët lanë ambientet e spitalit sapo morën ndihmën e parë, qëndroi nën vëzhgim nga mjekët.

Lidhur me këtë ngjarje aso kohe Policia e Tiranës shpalli në kërkim Edison Elezajn, ndërsa arrestoi Arjan Dushajn dhe Dardan Zallin, dy të rinjtë nga Tirana, të cilët dyshohet se kishin fshehur armën e zjarrit me të cilën 32-vjeçari qëlloi.

Fillimisht Policia e Tiranës tha se plagosja ishte aksidentale dhe se arma kishte bërë shkrepje të pavullnetshme, mirëpo në një njoftim të dytë  bënë me dije se Edison Elezaj u shpall në kërkim për akuzën “Plagosja e rëndë me dashje”.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.