Arrestohen tre serbë: U kapën me materiale nacionaliste dhe dron

Publikuar më:

Një veturë me targa të Serbisë dhe tre të rinj brenda saj janë ndaluar mbrëmë nga Policia e Kosovës në Graçanicë, pas dyshimeve për përmbajtje të ndjeshme me prapavijë nacionaliste.

Sinjali mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për: Luka Dimitrijević, 23 vjeçar, Jovan Popović, 24 vjeçar, dhe Đorđe Đenić, 23 vjeçar.

Ata janë ndaluar afër një autolarjeje përballë ETC-së në Graçanicë, në veturën e tipit Mazda ngjyrë e gjelbër, ku gjatë kontrollit janë gjetur stikera dhe mbishkrime me përmbajtje nacionaliste, si dhe një pajisje “dron”.

Pas ndalimit, ata janë shoqëruar në Stacionin Policor në Graçanicë, ku janë intervistuar në prani të njësive relevante, ndërsa me urdhër të prokurorit kujdestar është vendosur që të procedohen penalisht për veprën “Nxitje e urrejtjes”, ndërsa janë liruar në procedurë të rregullt.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.