Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës ka intensifikuar masat për zbardhjen e vjedhjeve të rënda dhe vjedhjeve të tjera që kanë ndodhur në zonën e Drenasit. Pas hetimeve intensive, janë arrestuar tre persona të dyshuar, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në së paku shtatë raste vjedhjesh, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit të Policisë, të arrestuarit janë E.J., 18 vjeç, dhe E.F., 17 vjeç, të cilët janë ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit.
Hetimi ka identifikuar gjithashtu një të dyshuar të tretë, V.S., i mitur, i cili është arrestuar në rajonin e Mitrovicës për një vepër tjetër dhe është intervistuar lidhur me këto vjedhje.
Hetimet vazhdojnë për të zbardhur lidhjet e mundshme të të dyshuarve me raste të tjera kriminale dhe për të siguruar informacione shtesë për parandalimin e veprave të ngjashme.