Ardhja e kryetares së Gjykatës Speciale, OVL-UÇK: Provokim i qëllimshëm dhe fyerje ndaj luftës çlirimtare

Publikuar më:

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) ka reaguar ashpër ndaj paralajmërimit për vizitën e Kryetares së Gjykatës Speciale në Prishtinë, e cila është planifikuar të mbahet më 13 maj.

Përmes një deklarate publike, kjo organizatë e ka cilësuar këtë vizitë si “provokim të qëllimshëm” dhe “fyerje të rëndë” ndaj sakrificës së luftës çlirimtare.

Sipas OVL-së, data e përzgjedhur për këtë vizitë është e papërshtatshme dhe bart me vete një simbolikë të rëndë për popullin shqiptar.

“13 Maji është një ditë e zezë në historinë tonë – dita e themelimit të UDB-së, përndjekësit më të egër të shqiptarëve, si dhe përvjetori i rënies heroike të Tahir dhe Nebih Mehës në Prekaz”, thuhet në reagim.

Organizata kritikon Gjykatën Speciale, duke e cilësuar atë si një padrejtësi të institucionalizuar që ndjek vetëm një palë – ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke anashkaluar, sipas tyre, krimet e kryera nga forcat serbe gjatë luftës.

Reagimi i plotë:

Vizita e Kryetares së Gjykatës Speciale më 13 maj në Prishtinë është provokim i qëllimshëm dhe fyerje ndaj luftës sonë çlirimtare!

13 Maji është datë e zezë në historinë tonë,themelimi i UDB-së,përndjekësi më i egër i shqiptarëve, dhe dita e rënies heroike të Tahir dhe Nebih Mehës në Prekaz.

Të vish në këtë datë, në këtë tokë, me agjendë të njëanshme e pa ndjeshmëri historike, është ofendim për çdo luftëtar dhe për çdo Familje Dëshmori.

Gjykata Speciale është padrejtësi e institucionalizuar. E themeluar për të ndjekur vetëm një palë,vetëm UÇK-në,duke anashkaluar krimet e tmerrshme serbe, ajo nuk sjell drejtësi, por hakmarrje politike.

Krerët e UÇK-së po mbahen në paraburgim të zgjatur dhe të padrejtë, po përballen me pengesa të rënda në mbrojtje, trajtim të pabarabartë dhe qëllim të qartë për t’i dënuar që më parë se të mbarojë procesi.

Kosova nuk ka për çka të turpërohet! Lufta e UÇK-së ka qenë e pastër, e drejtë dhe e domosdoshme.

Ne nuk do të heshtim!

Liri për luftëtarët tanë!

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.