Apeli ndryshon vendimin e Themelores, Shaban Gogaj dënohet me 6 vjet e 6 muaj burgim

Publikuar më:

Gjykata e Apelit ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë ndaj të akuzuarit Shaban Gogaj, sa i përket veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, duke e dënuar me dy vjet burgim. Ndaj Gogajt, u shqiptua dënim unik me 6 vjet e 6 muaj burgim.

Më 15 mars 2024, Themelorja e dënoi Gogajn me 7 vjet e 6 muaj burgim për vrasje nga pakujdesia

Në vendimin e Apelit, i cili është marrë, më 3 tetor 2024, thuhet se është aprovuar ankesa e mbrojtësit të Gogajt, avokatit Besnik Berisha përkitazi me vendimin mbi dënimin me burgim për pikën II të dispozitivit të aktakuzës, ndërsa aktgjykimi i Themelores u ndryshua sa i përket kësaj pike, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Sipas Apelit, dënimi me burgim është në ekzekutim e sipër dhe të akuzuarit i është llogaritur koha e kaluar në paraburgim nga 23 shtatori 2018 e deri në përfundim të dënimit të shqiptuar me burgim, por jo më gjatë sesa dënimi i shqiptuar.

Po ashtu, i akuzuari mbetet në paraburgim deri në marrjen e një vendimi tjetër.

Kurse, janë refuzuar si të pabazuara ankesa e Prokurorisë Themelore në Gjilan, përfaqësuesit të palës së dëmtuar- avokatit Berat Tmava dhe ajo e avokatit Berisha sa i përket pikës i të dispozitivit të aktakuzës.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.