Ambasada amerikane: Stërvitja “Defender Europe 2025” rrit ndërveprimin e FSK-së me NATO-n

Publikuar më:

Ambasada e Amerikës në Kosovë njofton se si pjesë e DEFENDER 25, stërvitja më e madhe vjetore e Ushtrisë Amerikane, afërsisht 180 personel nga Divizioni i 28-të i Këmbësorisë së Gardës Kombëtare të Ushtrisë Amerikane të Pensilvanisë do të vendosen në Kosovë për të marrë pjesë në Reagimin e Menjëhershëm 25 së bashku me Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Në njoftim të kësaj ambasade theksohet se ky ushtrim shënon një komponent kritik të përpjekjeve të Ushtrisë Amerikane për të rritur gatishmërinë, për të demonstruar aftësitë e shpejta strategjike të vendosjes dhe për të përforcuar bashkëpunimin me aleatët dhe partnerët e NATO-s.

I planifikuar nga 26 maji deri më 9 qershor, Reagimi i Menjëhershëm 25 është një nga tre ngjarjet kryesore të trajnimit DEFENDER 25 dhe përfshin më shumë se 12,000 trupa nga ShBA-ja, aleatët dhe vendet partnere. Aktivitetet shtrihen në tetë vende: Kosovë, Shqipëri, Bullgari, Kroaci, Greqi, Mali i Zi, Maqedonie e Veriut dhe Sllovaki. Në Kosovë, Divizioni i 28-të i Këmbësorisë dhe FSK-ja do të marrin pjesë në Reagimin e Menjëhershëm 25 si një seli divizioni që mbikëqyr një brigadë shumëkombëshe., thuhet tutje në njoftim.

“Ky angazhim mbështet planin gjithëpërfshirës të tranzicionit të FSK-së, duke çuar përpara evolucionin e saj në një forcë mbrojtëse territoriale shumë-etnike, të ndërveprueshme me NATO-n, forcë kjo e icla është forcë mbrojtëse nën kontrollin civil” njofton më tej Ambasada e ShBA-së në Kosovë

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.