“Albin struja”, Mehmetaj akuzon Kurtin për lidhje me mafian energjetike: Kosova, epiqendër e krimit në Ballkan

Publikuar më:

“Albin struja”, Mehmetaj akuzon Kurtin për lidhje me mafian energjetike: Kosova, epiqendër e krimit në Ballkan

Gazetari Lirim Mehmeta ka lëshuar akuza të rënda ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke e cilësuar Kosovën si epiqendër të mafias energjetike në Ballkan.

Në një postim të publikuar në rrjete sociale, Mehmetaj shkroi se qindra miliona euro po vidhen nga qytetarët dhe po derdhen në, siç e quajti ai, “trafostacionin e grupit kriminal para-politik që njihet si Lëvizja Vetëvendosje”.

“Albin Struja e ka shndërruar Kosovën në epiqendër të mafias energjetike në Ballkan. Nga Greqia me Dejona Mihailin, me NOA-n e Gentian Sules në Shqipëri, Nagip Krasniqin në Kosovë e Martin Berishajn në Serbi, rrjeti i mafias energjetike është shtrirë në gjithë rajonin”, u shpreh Mehmetaj.

Ai akuzoi gjithashtu qeverisjen aktuale se ka shfaqur “një tjetër lloj harbutërie” duke “rrëmbyer dhe plaçkitur gjithçka” nën petkun e patriotizmit.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.