Albin Kurti telefonohet nga një zyrtar i lartë amerikan

Publikuar më:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ka zhvilluar një telefonatë me Përfaqësuesin Special të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar me të cilin kanë diskutuar për një numër çështjesh.

Kurti ka thënë se kanë diskutuar edhe për çështjen e dialogut dhe nevojën për të pasur rezultate, progres në një proces që duhet të përfundojë me njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

“Në një bisedë telefonike me të dërguarin e Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar. Diskutuar për një sërë çështjesh përfshirë reformat demokratike, programin mbi punë dhe drejtësi, angazhimin për dialog dhe nevojën për të parë rezultate dhe progres që përqendrohet në njohje reciproke”, ka shkruar Kurti

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.