Aksion si në filma, 600 policë të përfshirë – arrestohen 22 persona

Publikuar më:

600 zyrtarë policorë kanë marrë pjesë në aksionin e sotëm të Policisë dhe Prokurorisë Speciale kundër shkatërrimit të një grupi të krimit të organizuar të trafikimit me narkotikë.

Kështu ka bërë të ditur Prokuroria Speciale përmes një komunikate të lëshuar në Facebook.

Gjatë operacionit anti-drogë “Qielli i Thyer”, janë arrestuar 22 persona.

Personat janë arrestuar nën dyshimet për kryerjen e veprave penale “krim i organizuar”, në lidhje me trafikimin e narkotikëve dhe pastrimit të parave. Veprat penale, të pandehurit dyshohen se i kanë kryer përmes aplikacionit “SkyECC”.

Aksioni është zhvilluar në rajonin e Prishtinës, Prizrenit, Pejës dhe Gjilanit.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.