Kërkime në tre lokacione në Veri për armë
Në veri të Mitrovicës dhe Zveçan, një operacion kërkimi është duke u zhvilluar për shkak të dyshimeve për posedim të armëve të paligjshme.
Kerkimi po kryhen në tre lokacione – një në Zveçan dhe dy në Mitrovicën e Veriut. Aksioni tashmë ka përfunduar në një lokacion në të dy qytetet, ndërsa kërkimi në një lokacion tjetër në veri të Mitrovicës është ende duke vazhduar.
Këtë e konfirmoi për KoSSev zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elšani.
Ai deklaroi se policia e rajonit të Veriut u ofron ndihmë oficerëve nga Prishtina, nga departamenti për krim të organizuar.