Aksidentohet çifti nga Drenica, humb jetën e reja – i fejuari i saj dërgohet në QKUK

Publikuar më:

Një aksident i rëndë trafiku që ndodhi sot pasdite në fshatin Polluzhë të Drenasit ka përfunduar me fatalitet

Viktima është Blerta Rexha, e lindur në vitin 2001 nga Prekazi, e cila ka ndërruar jetë në QKUK pas plagëve të rënda që mori si pasojë e aksidentit.

I fejuari i saj, i cili ishte në veturë me të ndjerën në momentin e aksidentit, është  Leutrim Azemi nga fshati Lubavec i Skenderajt. Ai ka pësuar lëndime trupore, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohet në QKUK.

Të lënduarit fillimisht janë dërguar me urgjencë nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Drenas drejt QKUK-së, ku, sipas burimeve mjekësore, mjeku kujdestar në emergjencë rreth orës 17:00 ka konfirmuar vdekjen e vajzës së re.

Policia është duke e hetuar rastin, ndërsa ende nuk janë dhënë detaje zyrtare mbi shkaqet e aksidentit.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.