Aksident në autostradën në Kroaci, dy të vdekur e disa të lënduar rëndë nga pëplasja e autobusit me veturën

Publikuar më:

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot, në orët e hershme të mëngjesit, në autostradën A3 Bregana–Zagreb–Lipovac.

Në aksident janë përfshirë një autobus dhe një automjet, të dy me targa të Bosnjë dhe Hercegovinës.

Sipas autoriteteve kroate, si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën dy persona, ndërsa 31 të tjerë janë plagosur. Ministri i Shëndetësisë i Kroacisë ka deklaruar se një e treta e të lënduarve ndodhen në gjendje të rëndë, raporton Indexhr.

Të plagosurit janë transportuar për trajtim në spitalet e Zagrebit, Siskut dhe Pakracit.

Ekipet e emergjencës kanë ndërhyrë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa trafiku në të dy drejtimet e autostradës është bllokuar për disa orë, duke shkaktuar kolona të gjata automjetesh.

Sipas informacioneve paraprake nga shefi i zjarrfikësve të rajonit Sisačko-Moslavačka, aksidenti u shkaktua kur një automjet Volkswagen goditi një kaproll që kishte dalë në rrugë.

Shoferi i automjetit ndaloi për të paralajmëruar automjetet e tjera, por një autobus që po afrohej nuk arriti të ndalonte në kohë dhe u përplas me makinën, duke thyer barrierën mbrojtëse dhe duke kaluar në korsinë e kundërt.

Hetimet për shkaqet e sakta të aksidentit janë në zhvillim e sipër.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.