Aksident i rëndë trafiku, vdes një person

Publikuar më:

Foto ilustrim

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth orës 18:45 në fshatin Baballoq të Deçanit, ku një person ka humbur jetën.

Rastin e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ku njoftoi se në aksident janë përfshirë dy vetura.

Rugova, bëri të ditur se edhe dy persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.

“Sot rreth orës 18:45, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Baballoq-Deçan, në këtë aksident ishin të involvuara 2 vetura dhe si pasojë e aksidentit 3 persona kanë pësuar lendime trupore, ndërsa njëri nga të lenduarit ka arritur pa shenja jete në Spitalin rajonal në Pejë, vdekjen e viktimës e kanë konstatuar ekipi mjekësor”, ka thënë Rugova.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.