Agnesa Shyti nga Mitrovica licensohet ndërkombëtarisht në Itali për stërvitje, nutricion dhe posturë

Publikuar më:

Një tjetër sukses i madh nga Mitrovica vjen në fushën e shëndetit dhe mirëqenies fizike.

Agnesa Haki Shyti është licensuar ndërkombëtarisht nga ASI & E.T.S.I.A në Itali, duke u bërë një nga profesionistet e pakta shqiptare me këtë nivel të lartë kualifikimi në stërvitje funksionale, nutricion sportiv, korrigjim postural dhe forcë fizike.

Licensimi përfaqëson jo vetëm një vlerësim të punës së saj të palodhshme ndër vite, por edhe një hap të rëndësishëm për komunitetin lokal që tashmë ka qasje në standarde evropiane të trajnimit dhe kujdesit trupor.

“Kjo arritje është rezultat i dashurisë sime për profesionin dhe mbështetjes së pakushtëzuar nga familja, sidomos babai dhe nëna ime,” – tha Agnesa me emocion.

E përkushtuar dhe me përulësi, ajo synon të ndajë dijen dhe përvojën e saj me të gjithë ata që duan të përmirësojnë jetën e tyre – qoftë përmes stërvitjes, ushqimit të shëndetshëm apo rikthimit të posturës së duhur.

“Ky është vetëm fillimi i një rruge që dua ta ec bashkë me njerëzit që besojnë në transformimin personal dhe kujdesin për trupin e tyre.”

Me këtë licensim, Agnesa sjell në Mitrovicë një qasje të re dhe të dëshmuar ndërkombëtarisht për mirëqenie të plotë fizike dhe mendore.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.