AGK-ja dënon sulmet personale të Dejona Mihalit të VV-së kundër gazetarit, Adriatik Kelmendi

Publikuar më:

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, është shprehur e shqetësuar me vazhdimin e retorikës së papranueshme nxitëse kundër gazetarëve nga ana e Vetëvendosjes.

AGK-ja dënon fuqishëm sulmin personal dhe familjar, që zyrtarja e kësaj partie politike, Dejona Mihali ka bërë kundër gazetarit, dhe autorit të emisionit ‘Rubikon’, Adriatik Kelmendi.

Mihali, sikurse zyrtarë të tjerë të VV-së në këtë mënyrë kanë vazhduar me sulme të rënda ndaj gazetarëve dhe medieve, menjëherë pas publikimit të raportit të Reporterëve Pa Kufij, që e rangon Kosovën në vendin e 99-të për lirinë e medias.

Reagimet e Vetëvendosjes dhe zyrtarëve të saj kanë nxitur qindra komente me fjalor kërcënues ndaj gazetarëve, mediave dhe AGK-së në tri ditët e fundit.

AGK-ja edhe një herë e fton këtë parti politike, që të ndryshojë kursin për minimin e vazhdueshëm të lirisë së medias dhe shprehjes në Kosovë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.