Agim Bahtiri e Armend Zemaj përplasen para Kuvendit, pas dështimit të seancës

Publikuar më:

Deputetët Agim Bahtiri nga LVV dhe Armend Zemaj nga LDK kanë pasur një debat të shkurtër jashtë objektit të Kuvendit, pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

“Ne jena ardhë me votue. Ju pse jeni ardhë? Është e turpshme. Jeni ardhë, duhet me votue,” i është drejtuar Bahtiri me zë të lartë deputetit Zemaj.

Nga ana tjetër, deputeti Zemaj i është përgjigjur Bahtirit duke thënë se ata duhet të lëshojnë radhën, pasi nuk janë të aftë të zgjedhin një kryetar të Kuvendit, edhe pse kanë fituar 48 vota në zgjedhje.

“Mësojeni demokracinë,” ka thënë Zemaj duke e sfiduar Bahtirin.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.