Një nga personat e paktë që ka qëndruar së bashku me një qeli me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në paraburgim në Hagë është kreu i OVL së UÇK-së, Hysni Gucati. Ai në emisionin “Frontal” në T7 është pyetur nëse Thaçi është penduar që e ka themeluar Gjykatën Speciale.
Sipas Gucatit, edhe në bisedat që ka pasur në Hagë por edhe në ato deklarime publike, Hashim Thaçi ka treguar disa herë se kjo Gjykatë është imponuar nga faktori ndërkombëtar.
“Ka ndodh bisedë e sipër, ka tregu që Gjykatën nuk e ka ba me qef, iu ka imponu. Kanë investu shumë shtete, nëse nuk dojnë këto shtete evropiane që ta bëjnë me njollë të zezë vendin e tyre, duhet të vendosin në favor tonin. Në janar të 2026, unë besoj se duhet të festojmë bashkë me ta në Kosovë”, ka deklaruar ai.
Gucati ka thënë se jo të gjithë qytetarët i gëzohen lirisë së tyre, duke marrë shembull edhe të dyshuarit që u arrestuan për spiunazh.
“Ku gëzohen këta të tre që u arrestuan për spiunazh, ata dy të Ferizajit edhe ky hoxha së fundmi. Ata nuk gëzohen as për Hashim Thaçin e as për Adem Jasharin. Ka njerëz që e ëndërrojnë Titon e Jugosllavinë, por duhet ta dijnë njëherë e mirë që ka perëndu koha e tyre njëherë e përgjithmonë”, ka thënë kreu i OVL së UÇK-së